Vrasja e komisar Cukut/ Porositësi i krimit dhe ndërmjetësi, në kërkim ndërkombëtar

Jun 6, 2018 | 20:34
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Prej dy javësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimi i tre të dyshuarve për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Bledar Jambelli
Bledar Jambelli

Përveç autorit të vrasjes, Mikel Shallari, që ka statusin e bashkëpunëtorit dhe po gjykohet me masën “arrest me burg”, gjykimi ka nisur në mungesë edhe për Bledar Jambellin e Kristaq Lecin.

Jambelli, në rolin e porositësit dhe Leci, kushëriri i Shallarit, në rolin e bashkëpunëtorit e të ndërmjetësit.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, që prej datës 18 prill të këtij viti. Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin.

Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim.

leci

“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi më shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura