Vrasja e katër policëve nga Dritan Dajti/ Balla i përgjigjet Bashës: Drejtësia vonon, por  nuk harron!

Aug 8, 2020 | 16:00
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili, ndërsa rikujtoi 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve, që u vranë nga Dritan Dajti,  tha se “qeveria ortake e krimit po rivret  Dëshmorët e Atdheut”.

Përmes një postimi në Twitter, Balla shkruan se “dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga ‘komandanti’ policisë që tradhtoi dëshmorët”.

taulant-balla-e1512225597461

“Drejtësia vonon, por s’harron”, shkruan Balla në postimin e tij.

 Postimi i plotë i Taulant  Ballës:

Nderim dhe respekt dëshmorëve Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura