Vrasja e Kacifas/ Qeveria greke i përgjigjet Ramës: Ulni tonet, s’ka nevojë për agresivitet

Oct 29, 2018 | 10:43
SHPËRNDAJE

Qeveria greke i eshte pergjigjur sot kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, duke i kujtuar se ne rastin kur flitet per nje jete te humbur duhen mbajtur tone te uleta, dhe nuk ka nevoje per agresivitet.

“Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e planifikuara në këto raste për të gjetur saktësisht se çfarë ndodhi me vdekjen e 35-vjeçari Kostandin Kacifas në Shqipëri”, ka thene zedhenesi i qeverose, Dimitris Tzanakopoulos, teksa ka folur per nje stacion televizi grek, raporton “Protothema”.

dhimitrisSipas tij, autoritetet greke janë në komunikim me autoritetet e Shqipërisë per kete ngjarje. Ai theksoi se nuk duhet të nxitohet për të nxjerrë konkluzione dhe të “qendrohet strikt në mesazhin e dërguar nga Ministria e Jashtme greke fill pas ngjarjes’.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se duhet të mbahet ton më i ulët nga ana e qeverisë shqiptare. “Çështja nuk duhet trajtuar me agresivitet kur flitet per nje jete te humbur, ne menyre qe te mos ushqehen reflekse te shoqerive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura