Vrasja e Kaçifas, pritet mbërritja e zyrtarit të policisë greke. Do kërkojë…

Nov 2, 2018 | 8:52
SHPËRNDAJE

Pesë ditë pas vrasjes se Konstandinos Kacifas, një zyrtar i policise greke do te vije ne Shqiperi per t’u njohur me rruge zyrtare me gjithcka rreth ngjarjes dhe hetimeve te deritanishme. Lajmin e ka dhene “Protothema” e cila duke iu referuar burimeve zyrtare njofton per kete vizite te oficerit grek.

Konstanidinis Kacifas

“Ne do të punojmë me policinë shqiptare, në mënyrë për të marrë të gjitha informatat në lidhje me hetimin rreth rrethanave te vdekjes së Kacifas”, thone burimet.

Ofceri do te jete ne vendin e ngjarjes, ne Bularat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, zyrtari i policise do të udhëtojë në vendin fqinj “siç është rënë dakord në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.

Në të njëjtin komunikim “oficer grek do të punojë me policinë shqiptare për të marrë të gjitha informatat në dispozicion në lidhje me hetimin e deritanishem”.

Nderkohe familja ka refuzuar autopsi te re, pasi sipas saj, kjo tashme nuk ka me kuptim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura