Vrasja e Kaçifa, Basha: Ngjarje shumë e rëndë, Rama e përdori për qëllime politike

Oct 30, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbisedim me gazetarët reagoi për herë të parë për ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë një ekstremist grek.

Basha u shpreh se kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe duhet të trajtohet si e tillë, po ashtu shtoi se Rama e përdori për qëllime politike.

Kaçifa Bularat

“Ngjarje kriminale dhe duhet trajtuar si e tillë. Përpjekja e Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe për të pompuar me retorikë të papranueshme kundër opozitës, Berishës dhe të tjerëve një ngjarje që është kriminale është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij.

Është i rrezikshëm, pasi nuk i përdor ngjarje kriminale për të zhvendosur vëmendjen, por të prodhojë ngjarje që mund të çojnë drejt stabilizimit vendin dhe rajonin. Kapet si i mbyturi pas fijes se kashtës duke përdorur ngjarje që janë kriminale”, tha Basha për vrasjen e Konstadninos Kaçifa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura