Homazhe për Ivanoviçin/ Vuçiç: Presim rezultat, nëse nuk ndodh, atëherë…

Jan 20, 2018 | 13:24
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka kërkuar rezultate përfundimtare nga hetimet që po zhvillohen për vrasjen e Oliver Ivanovicit në Veri të Kosovës.

vucic1

Ai ka thënë se nuk pret rrëfime për media, por rezultate konkrete prej hetimeve. Ka thënë se Serbia dhe Kosova do të shkëmbejnë informata për zbardhjen e vrasjes.

“Ne do te shkëmbejmë informata. Dhe do te presim jo rrëfime për media, por rezultatet përfundimtare te hetimeve, nëse kjo nuk ndodh atëherë shume gjera do te na qartësohen”, ka thënë Vucic, gjatë vizitës në Veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.

Ai e ka bërë këtë deklaratë para Manastirit në Banjska, ku edhe e ka nisur vizitën e tij në Kosovë.

Vuçiq i ka porositur serbët e Kosovës se duhet të mbesin dhe mbijetojnë në vatrat e tyre, duke thënë se për këtë do t’i ndihmojë shteti i Serbisë.

“Nuk guxohet që të jemi më pak në territorin, në vendin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë arsye, si shtet do të luftojmë në të gjitha mënyrat”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të bisedojë me serbët edhe për sigurinë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si dhe për atë se cilat organe ua garantojnë sigurinë.

“Të shohim se si dhe në cilën mënyrë do t’i zhvillojnë hetimet. Ne do të shkëmbejmë informacione, sepse po shoh që po flasin për shkëmbim të informacioneve edhe pse kemi kërkuar që të marrim pjesë në hetime. Por, do të presim, jo rrëfimet për gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Të shohim se a do të sjellin hetimet deri te kryerësit e krimit të neveritshëm në Mitrovicë ose jo. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mjaft gjëra do t’i kemi të qarta”, ka thënë Vuçic./ Express

Deklarata e pare e Vucic: Porosit shqiptaret qe…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa po qëndron në Kosovë, ku po viziton manastirin e Banjskës dhe nje mesazh te forte gjate deklarates se pare dhene per mediat. Nje vizite qe u tha se u nxit nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, dhe për këtë presidenti serb kërkoi zbardhjen e shpehte te krimit te rende.

vucic

Vuçiq, duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.

Ai gjithashtu pati edhe një porosi për shqiptarët.

“I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Vucic.

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Vuçiq, raporton Express.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinjë, rreth orës 10 e 45 minuta.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.

Sipas planit të vizitës është paraparë që Vuçiq, fillimisht po qëndron në veri të Kosovës, ku po viziton Manastirin e Banjskës,e më pas do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

Ndonëse në agjendën e tij nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiq të vendosë kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.

Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndroj dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.

Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.

‘Blindohet’ Kosova/ Vuçiç ndryshon axhendën në momentin e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me eskortën e tij kane hyre rreth ores 11:00 në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.

vicic

Vizita e tij vjen fill pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Ndërkohë, ne momentin e fundit njoftohet per nje ndryshim te axhendes se tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska.

Pastaj nga ora 12:00,  do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviqi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

‘Blindohet’ Kosova, Vuçiç arrin në Jarinjë. Shoqërohet nga njësitet speciale

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç me eskortën e tij, ka hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes para pak castesh.

policia

Ai pritet të vizitojë manastirin e Bajnskës rreth orës 10:45, prej nga pastaj do të qëndrojë në veri të Mitrovicës.

Mjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së presidentit serb Vuçiç.

Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.

Këto njësi me mjete të blinduara do të vendosen në bazën e tyre “Belvedere” në Lagjen “Bair” të Mitrovicës.

KALLXO.com ka postuar foto të lëvizjes së njësisë speciale me mjete të blinduara.

Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Image

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic do të vijë për vizitë sot në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbët e Kosovës.

vucic

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, shkruan Zeri.

Kjo është agjenda e Vuçicit:

Rreth orës 10:30 Aleksander Vuçic do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura