Vrasja e Ismail Lulit, autori s’pranon krimin. Cila është e “vërteta e re”

May 28, 2016 | 10:22
SHPËRNDAJE

Ka nisur më në fund procesi gjyqësor ndaj dy të rinjve, Igli Meta dhe Marjo Mema, të cilët më 18 korrik të vitit 2015, vranë shokun e tyre në San Anxhelo të Italisë, Ismail Luli.

Vrasja tronditi si Shqipërinë ashtu edhe Italinë, pasi në prapavijë kishte xhelozinë.

igli-metaDy rinjtë shqiptarë, Igli Meta, 21-vjeç dhe Marjo Mema, 20-vjeç, të akuzuar që kanë pranuar vrasjen e bashkëkombësit të tyre, janë pritur sërish në rrugë me ulërima dhe sharje.

Pasi nisi seanca në gjykatë, Igli Meta, që pati marrë autorësinë e krimit, ka tërhequr deklaratat e dhëna në prokurori dhe ka kërkuar përmes avokatit që të ripyetet. Sipas mbrojtjes ka ende shumë fakte të reja që presin të vlerësohen e që do ndërrojnë rrjedhën e hetimeve.

Në këtë pikë ka qenë prokurorja e çështjes e cila ka kërkuar që të dëgjojë variantin e ri, ndërsa avokati mbrojtës i Marjo Memës, ka refuzuar.

Sipas informacioneve Igli Meta i ka thënë një tjetër variant avokatëve të tij, lidhur më ngjarjen e 19 korrikut.

Duke marrë parasysh këto të dhëna të reja, trupi gjykues ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet me 7 qershor.

Mediat edhe jashtë sallës kanë qenë të interesuara për të vërtetën e re lidhur me procesin e zhurmshëm për një krim që rebeloi komunittein, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Cila të jetë e vërteta”? pyesin mediat italiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura