Vrasja e ish-spiunit rus në Britani, merret një tjetër masë: Do të organizohet takim i sigurisë së lartë

Mar 10, 2018 | 20:03
SHPËRNDAJE

Qeveria britanike do të mbaje një tjetër takim të sigurisë së lartë, pas helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjent nervor.

Qeveria ka thënë se Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd do ta udhëheqë takimin e komitetit për emergjenca për të marrë më shumë informacione për rastin.

91951D7D-2FE4-40B0-A8CC-BA9841558096_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Sulmi i katër marsit ndaj ish agjentit rus dhe vajzës së tij është duke u trajtuar si tentim vrasje.

Rreth 180 trupa, dukë përfshirë ekspertë të luftave kimike, janë anagazhuar në qytet, pasi hetuesit kanë kërkuar ndihmë të specialistëve.

Policia ka thënë se helmi ka qenë agjent nervor mirëpo nuk ka specifikuar llojin.

Skripal 66 vjeçar dhe vajza e tij Yulia 33 vjeçe gjenden në spital prej kur janë gjetur në një stol jashtë qendrës tregtare në Salisbury.

Rudd që ka vizituar qytetin më 9 mars, ka thënë se që të dy janë në gjendje serioze./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura