Vrasja e inspektorit, familja letër krerëve të shtetit: Gjyqtari liroi vrasësin, duam drejtësi!

Dec 1, 2015 | 16:13
SHPËRNDAJE

­ Prindërit e të riut të vrarë, Klement Hoxhallari i kanë drejtuar një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama si dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit, ndërsa kërkojnë drejtësi, raporton “Balkan web”.

Viktima, Klement Hoxhallari
Viktima, Klement Hoxhallari

Adelina Hoxhallari, nëna e 28-vjeçarit të vrarë rreth 1 viti e gjysmë më parë në Korçë, ka kërkuar riekspertim, zbardhjen e tablateve si dhe hetim prokuror.

Nga ana tjetër, nëna e 28­vjeçarit akuzoi prokuroren Dorina Bejko për manipulim dhe fshehje provash, ndërsa në të njëjtën kohë kërkoi hetim për gjyqtarin Stavri Kallço, i cili sipas saj liroi vrasësin në këmbim të parave.

“Gjyqtari është i korruptuar. Duam drejtësi!”, tha Adelina Hoxhallari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura