Vrasja e gazetarit investigativ, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm në Sllovaki

Mar 12, 2018 | 23:27
SHPËRNDAJE

Vrasja e gazetarit investigativ dhe të fejuarës së tij pak kohë më parë në Sllovaki tronditi jo vetëm opinionin atje por mori edhe një vëmendje të madhe në botë.

E ndërsa hetimet se vrasja ka lidhje me publikimin e një shkrimi për mafian italiane e cila ka lidhje me politikën, sot ka dhënë dorëheqje  nga ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalinak, raporton The Guardian.

3492

“Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, ka deklaruar Kalinak.

Gazetari hulumtues Jan Kuciak dhe e dashura e tij, janë varë tre javë më parë në shtëpinë  e tij.

Deri më tani janë mbajtur dhjetëra protesta nga qytetarët e Sllovakisë, ku është kërkuar zbardhja e vrasjes, kurse qeveria ka ofruar një milion euro për këdo që informon dhe  që çon në kapjen e vrasësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura