Vrasja e Fierit dhe grabitja në Nikël ndezin debatin te Siguria, Deputeti i PD me tone të ashpra Çuçit: Shiheni me kujdes! Ka humbur besimi te policia, familjarët e viktimës kundërshtuan efektivët

Oct 27, 2021 | 14:43
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë ditën e sotme, u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, në lidhje me gjendjen e sigurisë dhe rendit në vend.

Ishte deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj, ai i cili i kërkoi ministrit Çuçi që të shoh me kujdes grabitjen e Niklës dhe vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier, pasi sipas tij të dyja dëshmojnë humbjen e besimit të qytetarëve te policia.

Xhaferraj theksoi se si familjarët e viktimës në Fier, ashtu edhe biznesmeni i grabitur në Nikël, kundërshtuan efektivët e policisë dhe dëshmuan humbje të besimit ndaj uniformave blu.

“Do doja në harkun e 30 sekondave t’i thoja diçka zotit ministër. Kanë ndodhur dy ngjarje të rënda zoti ministër, njëra në Fier dhe tjetër në Fushë-Krujë. Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur më përpara ngjarje të rënda kriminale. Por mendoj se shpreh edhe një mendim edhe të kolegëve socialist, që këto ngjarje kanë hapur një problem shumë të madh. Pavarësisht se kanë ndodhur në gjeografi të ndryshme të Shqipërisë, edhe në Fier familjarët kundërshtuan policinë edhe i grabituri në Fushë-Krujë tha se nuk kam besim te policia. Do të doja ta shikonit me kujdes pasi është problem shumë i madh humbja e besimit ndaj policisë.

Përpara disa ditësh kryeministri emëroi Gledis Nanon në krye të policisë, kam pyetur dhe kam dëgjuar fjalë shumë të mira por e ka nisur shumë keq.

Ç’është kjo rokadë qarkullimi në 12 qarqe, Një titullar duhet os të ndëshkohet, o të promovohet o të rrijë në detyrë”, tha Xhaferraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura