Vrasja e Fatmir Arës në Itali, pranga edhe 2 italianëve të tjerë! Prokurorja e çështjes pyet për më shumë se 24 orë dy të dyshuarit

Sep 26, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI/ Policia italiane dhe prokuroria torineze vijojnë të kërkojnë bashkëpunëtorët e krimit makabër ndaj Fatmir Arës, 43-vjeçarit shkodran, vrarë në fillim të këtij muaji.

Fatmir-Ara

Pas arrestimit të një shtetasi italian, i cili pretendohet se është edhe autori kryesor i vrasjes, hetimet janë intensifikuar në një sërë pistash dhe rrethanash që kanë çuar në vrasjen mizore të shqiptarit. E për pasojë prokurorja e çështjes ka kërkuar mbështetjen e gjykatës së Torinos për të marrë në pyetje dy shtetas të tjerë italian. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, të cilët janë kërkuar të dëshmojnë që të premten e kaluar. Prokurorja e çështjes ka vijuar për rreth 24 orë beteje pyetje-përgjigje me dy të shoqëruarit dhe orëve të vona të së shtunës ka kërkuar që dy të shoqëruarit të mbahen në pranga për t’u hetuar në arrest me burg.

Autoritetet hetimore dhe policore janë mjaft të kujdesshëm në nxjerrjen e informacioneve që lidhen me motivet e vrasjes së Arës. Shoqërimi dhe më pas arrestimi i dy italianëve duket se ka spostuar edhe shkakun real që deponoi në polici autori që pranoi krimin dhe i tha policisë dhe prokurores se e kishte vrarë shqiptarin për shkak të një borxhi që viktima i kishte. Ai i tha hetimit se shqiptari e dhunonte sa herë i kërkonte borxhin, por arrestimi i dy italianëve të tjerë mbrëmjen e së shtunës e ka futur ngjarjen në një rrjedhë tjetër. Prokuroria dhe policia italiane pas deklaratës për arrestimin e tyre bënë me dije se hetimet vazhdojnë, duke lënë të kuptohet se rrethi i vrasësve dhe i bashkëpunëtorëve mund të jetë edhe më i gjerë se sa ata që janë arrestuar.

ARRESTIMI

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se vazhdojnë hetimet e Policisë për vrasjen e Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar i gjetur i vdekur të dielën e 4 shtatorit në zonën Vaude të San Carlo Canavese. Si pasojë e këtyre hetimeve në pranga ka rënë një 30-vjeçar Andrea Fagnoni dhe një grua 44-vjeçare, me emrin Barbara.

Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në krim duke thelluar kështu hetimin për ngjarjen ku Fatmir Ara u tha se u vra me të paktën tre të shtëna pushke në fytyrë. Të martën, 6 shtator 2022, karabinierët kishin arrestuar një 30-vjeçar nga Mathi, i cili besohej se ishte përgjegjës për vrasjen, por historisë, tashmë, i shtohen elementë të tjerë. Siç raporton “Torino Today”, pasditen e së shtunës, 24 shtator, ushtarët e Njësisë Operative të Kompanisë Karabiniere, Venaria, në përfundim të hetimeve të mëtejshme dhe të imtësishme, i nënshtruan arrestimit të dy personave të tjerë të një të dyshuari (me urdhër të Prokurorit të Ivreas) për vrasjen e Fatmir Arës.

Ata janë një italian 30- vjeçar me rekord të pastër dhe një italiane 44-vjeçare po me rekord të pastër. Të dyshuarit, siç ndodhi më 6 shtator, me rastin e arrestimit të një të dyshuari për krimin e Osella Ghena Davide Giuseppe (më vonë i vërtetuar nga Gip), fillimisht u dëgjuan nga karabinierët për disa orë të premten më 23 shtator, më pas ata janë kthyer dhe marrë në pyetje në zyrat e Prokurorisë Ivrea nga P.M. dr. Elena Parato gjatë natës dhe të nesërmen deri të shtunën pasdite. Ndaj tyre ka akuza për bashkëpunim në vrasje me paramendim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, ndërsa në ditët në vijim pritet seanca për vërtetimin e urdhrave të arrestit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura