Vrasja e Fatbardha Tafës, gjenden dorezat e Hoxhës

Aug 20, 2012 | 14:10
SHPËRNDAJE
Vendi i ngjarjes

Dy javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur te Fusha e Aviacionit në Tiranë ku u vra Fatbardha Tafa, policia vazhdon të ushtrojë kontrolle në banesën e Aldo Hoxhës, 20-vjeçarit të dyshuar si autor i ngjarjes.

Një palë doreza janë prova më e dyshimtë, që është gjetur së fundi në shtëpinë e 20-vjeçarit. Provat ende jo të drejtpërdrejta kanë vënë në punë policinë për të gjetur me çdo kusht elementet e fajësisë për të riun. Dorezat e gjetura në banesë janë konsideruar si diçka që nuk mbahet nga kushdo e që për më tepër, në kohë vere, mund të përdoren vetëm në ndonjë krim për të fshehur gjurmët. Me gjithë provat e tjera, bie në sy se nuk ka gjurmë gishtash të Aldo Hoxhës në vrasjen e Fatbardha Tafës. Pas sekuestrimit të sendeve personale dhe të një thike të zakonshme si ato që mban në shtëpi çdo familje, policia ia ka behur sërish në banesën e të dyshuarit. Kësaj radhe janë marrë të tjera sende personale dhe rroba me qëllim ekzaminimin shkencor të tyre. Ndërkohë Aldo Hoxha vazhdon të mohojë autorësinë e tij për vrasjen gjatë grabitjes së Fatbardha Tafës, më 7 gusht tek Fusha e Aviacionit. Policia e Komisariatit nr.2 theksoi nga ana tjetër se grupi hetimor vazhdon të gjejë prova të reja për mbajtjen e tij në qeli. Përveç kapelës së gjetur në vendngjarje, e cila vazhdon të ekzaminohet më me hollësi në Laboratorin e Kriminalistikës, policia ka sekuestruar edhe disa objekte të tjera në shtëpinë e tij, gjatë një kontrolli të kryer ditët e fundit….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura