Vrasja e Erjon Xhenjes në Shkodër/ Zbulohet lidhja mes autorit të dyshuar dhe viktimës! I afërmi i 19-vjeçarit…

Sep 22, 2022 | 19:08
SHPËRNDAJE

Vrasja e Erjon Xhenjes të dielën (18 shtator) dyshohet se ka ndodhur për shkak të hakmarrjes, ku burime për Panorama.al, bëjnë të ditur se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është Bajram Çekorja.

erjonxhenje

Ky i fundit është djali i Ismet Çekorja, i cili u ekzekutua rreth 20 ditë përpara Erjon Xhenjes.

Në këtë ekzekutim dyshohet të jetë përfshirë edhe shtetasi Shkëlzen Xhenje, djali i xhaxhait të 19-vjeçarit Erjon Xhenje. 

Kjo ka ngritur dyshimet tek grupi hetimor se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje hakmarrje.

Ismet Çekorja, më 29 gusht të këtij viti doli në një prononcim për mediat ku mbrojti të birin e tij, i cili akuzohej si autor i atentatit të dështuar ndaj shtetasit Alban Bruçi.

Por vetëm disa ditë pas deklaratës për mediat (2 shtator), Ismet Çekorja u ekzekutua teksa doli nga shtëpia e tij në lagjen Kiras në Shkodër.

Dy persona me motorë dhe skafandra në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar me breshëri.

Ismet Çekorja u dërgua fillimisht në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura