Vrasja e Enton Nikajt, Gjykata rrëzon Prokurorinë, 16 vjet burg për Tashon

May 4, 2016 | 21:40
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar Prokurorinë për dënimin e katër të akuzuarve për vrasje në bashkëpunim të Enton Nikajt, ngjarje e ndodhur në një lokal në Linzë.

enton-nikajKështu, Prokuroria kishte kërkuar që katër të akuzuarit të dënoheshin me mbi 20 vjet burg si autorë të vrasjes, por Gjykata ka dënuar vetëm atë që ka shkrepur armën me akuzën e vrasjes.

Kështu, Emiljano Tasho dënohet me 16 vjet burg për vrasje të Enton Nikajt, ndërsa Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani dënohet me nga 1 vit.

Ish-oficeri i Policisë, Mirsad Kuçana u dënua me 1 vit e katër muaj, ndërsa Erjon Biraci me 2 vjet për përkrahje të autorit të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura