Vrasja e Çiços/ Policia: Dy autorët janë me rrezikshmëri të lartë

May 24, 2016 | 16:26
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka bërë një deklaratë publike ku dha emrat e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Elton Çiços. Sipas policisë autorët janë Jani Alia dhe Renato Milloshi.Elton Cica

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të japin informacion për kapjen e dy autorëve të dyshuar duke vënë në dispozicion 500 mijë lekë.

Alia, 39 vjeç dhe Milloshi, 36 vjeç janë sipas Policisë së Tiranës persona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë hetimeve, Policia dhe Prokuroria kanë mbledhur disa prova të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e dokumentimin ligjor të vrasjes.

Me vendim gjykate, Alia dhe Milloshi janë në “arrest me burg”, dhe tashmë janë të shpallur në kërkim nga Policia.

Përveç tyre, sipas Policisë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë.

Vrasja e Elton Çiços ndodhi në lokalin “De Niro” më datë 1 maj. Në videon e momentit të vrasjes shihet që ekzekutimi i tij kryhet nga një person me kapele.

Numri i telefonit të Policisë për të dhënë informacion: 069 41 10 299

Momenti i vrasjes së Elton Çiços:


video e re e vrasjes se elton cicos by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura