Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet polici. Zhduku pistoletën e viktimës (FOTO)

May 4, 2016 | 19:15
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar efektivin e Policisë së Komisariatit nr. 5, Alban Trimi pasi akuzohet se në bashkëpunim me Redian Rrajën kanë zhdukur pistoletën e Elton Çiçës.

Alban Trimi
Alban Trimi

Sipas burimeve, Trimi ishte në tavolinë me viktimën, Redian Rrajën dhe gazetarin Spartak Koka kur Elton Çiça u qëllua me tre plumba pistolete.

Sipas hetimeve, dyshohet se ai, në bashkëpunim me Rrajën kanë zhdukur nga çanta e viktimës pistoletën e tij.

Ditën e sotme, Gjykata vendosi arrest me burg për Rrajën nën akuzën e fshehje të provave të krimit dhe pengim të hetimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura