Vrasja e efektivit të RENEAS/ Burg përjetë për Arbion Alikon dhe Barjam Boçin. Ja sa janë dënuar 9 të tjerët

Mar 22, 2018 | 9:20
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë dënimin për 11 të akuzuarit për ngjarjen e ndodhur në Lazarat në vitin 2014, ku mbeti I vrarë  efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

Arbion Aliko, i akuzuar si pjestar i grupit te zjarrit te perfshire ne ngjarjen e Lazaratit, gjate nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. /r/n/r/nArbion Aliko, charged as member of the group involved in the event fire Lazarat, during a hearing at the Court of Serious Crimes.

Gjykata vendosi burgim të përjetshëm për Arbon Alikon dhe Barjam Boçin sot në një seance e cila u shoqërua me debate të ashpra mes familjarëve të cilët u nxorën jashtë sallës së gjyqit.

Dënimi për 11 të arrestuarit:

1.Arbion Aliko burgim të përjetshëm

2.Barjam Boci të përjetshëm

3.Elvin Boçi 35 vjet,

4.Alban Aliko, 20

5.Ruhan Hirja 15

6.Iliaz Xhaferraj 15

7.Dervish Gaba 15

8.Elson Kazma 18

9.Klodian Selimi 13

10.Xhulio Malo 10

11.Oltion Proko 9

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda pati kërkuar tri burgime të përjetshme për tre nga 11 të akuzuarit e grupit të “Lazarati II”.

SI U VRA EFEKTIVI

Në tetor të këtij viti, në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmuan dy prej kolegëve të efektivit të vrarë më 24 qershor 2015 në Lazarat. Ata treguan me detaje se si ndodhi sulmi dhe si u vra kolegu i tyre brenda në furgon nga breshëria e plumbave. Vrasja, sipas tyre, ndodhi pas orës 8:30 të mëngjesit, kur u thirrën për ndihmë nga disa kolegë, që kishin ndaluar një mjet të dyshimtë.

Furgoni i pablinduar i Policisë u qëllua disa herë me armë. “Më 24 qershor 2015 ishim në Gjirokastër, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Aty kemi marrë instruksione nga shefi i seksionit për një situatë problematike në fshatin Lazarat. Na u tha se ka pasur të shtëna me armë. Na dhanë edhe fotografitë e të dyshuarve dhe rreth orës 8:30 të asaj ditë jemi dislokuar në hyrjen e rrugës që të çon në fshat. Pasi kemi hyrë për patrullim në fshat, jemi urdhëruar pas 10 minutash nga eprori që t’i shkonim në ndihmë një grupi kolegësh, që kishin ndaluar një person me automjet dhe që dyshohej se ishte i armatosur. Sapo jemi afruar në vendin e njohur si “Pularia”, kemi rënë pre e të shtënave. Nuk po e kuptonim nga vinin. Të shtënat vinin një e nga një. Po na qëllonin në mënyrë të kontrolluar. Unë vura re që u plagosa në shpatullën e djathtë. Më pas vura re se Ibrahim Basha kishte mbështetur kokën në supet e drejtuesit të furgonit, pra, ishte qëlluar. Pikërisht në ato momente, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë për t’u pozicionuar në një vend më të mbrojtur. Të shtënat vazhdonin edhe pasi ishim plagosur. Pasi u ndal mjeti, zbritëm nga mjeti, duke u kërkuar ndihmë kolegëve tanë dhe duke i informuar se ishim qëlluar me armë”, kanë treguar ata.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura