Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Partia e Lirisë: Siguria kombëtare në rrezik! Rama dhe Rilindja vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar

Aug 18, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë të shënuar në Vlorë ku u vranë me armë zjarri dy persona në autostradë.

endritbraimllari

Në një postim në Facebook, Braimllari thotë se siguria kombëtare është në rrezik pasi vendin e ka pushtuar krimi i organizuar.

Sipas tij, kryeministri Rama dhe Rilindja, vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar.

Postimi i Endrit Braimllari:

Siguria Kombëtare në rrezik. Vendi në pushtetin e krimit të organizuar. Rama dhe Rilindja vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar. Rilindja bashkëpuntore me krimin e organizuar.

Policia e shtetit jashtë funksionin është kthyer ne Polici statistikash ku për fatin e keq numëron viktimat. Ka vetëm një rrugë largimin e kësaj qeverie kriminale e cila po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura