Vrasja e Devi Kasmit, i akuzuari Efthimius mohon krimin: Nuk kanë asnjë provë kundër meje

Feb 12, 2018 | 9:23
SHPËRNDAJE

Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Dëfrim Kasmit në Tiranë javë më parë, në një intervistë për mediat greke ka folur nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhet në paraburgim.

Si në dëshminë e tij përpara policisë po ashtu dhe në këtë intervistë ai ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

eftimiu-gjyq-640x350

Ai është shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e Devi Kasmit.

“Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë.  Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,” është shprehur ai.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/vrasja-e-devi-kasmit-flet-speciali-grek-mohon-akuzat-ska-prova-me-kapen-vetem-prej-mjekres/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura