Vrasja e çiftit çek, reagon Berisha: Atentat ndaj virtytit të mikpritjes. Të trefishohet shpërblimi

Jul 4, 2015 | 21:22
SHPËRNDAJE

Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar për vrasjen e çiftit çek, të ndodhur në Prekal të Shkodrës natën e së premtes.

Statusi i Berishës

“Vrasja e mbrëmshme e dy turistëve çekë është një atentat i rëndë në moralin, virtytin e mikpritjes dhe kodin e saj. Ky akt është një krim horror, një vrasje e pabesë, e njëjtë me një akt kanibalesk”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, u bëj thirrje qytetarëve të Prekalit dhe të të gjithë zonës, të informojnë Prokurorinë për çdo të dhënë që kanë për këtë ngjarje që ka tronditur kaq thellë sot shqiptarët.

I kërkoj qeverisë të trefishojë shumën dhe të japë çdo garanci tjetër për personin apo personat që do të japin informacion të saktë për autorët e kësaj vrasjeje”, shkruan Berisha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura