Vrasja e Çiçës/ Polici u tradhtua nga kamerat e sigurisë: Mori çantën e viktimës dhe lëvizi trupin e tij

May 5, 2016 | 12:39
SHPËRNDAJE

Oficeri i Policisë së Tiranës që ndodhej në tavolinë me Elton Çiçën në momentin që ai u ekzekutua me 2 plumba, u arrestua pas verifikimit te pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Alban Trimi
Alban Trimi

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga Alban Trimin, pasi ndaj tij Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar një urdhër ndalimi paraditen e djeshme. Trimi akuzohet për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas burimeve nga SHÇBA, këtë vepër penale oficeri 31-vjeçar e ka konsumuar në bashkëpunim me mjekun Redjan Rraja, që u arrestua dy ditë më parë.

“Panorama” shkruan se nga zbardhja e pamjeve të kamerave të sigurisë, është provuar që kanë qenë Trimi dhe Rraja që, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë çantën e viktimës, ku dyshohet se kishte një pistoletë dhe dy telefona celularë.

Nga ana tjetër, ata akuzohen se kanë prishur edhe vendin e ngjarjes, duke lëvizur trupin e viktimës, ndonëse ky veprim sipas tyre është kryer për t’i dhënë ndihmën mjekësore Çiçës, duke qenë se ai kishte ende shenja jete.

Alban Trimi, i cili aktualisht ushtronte funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin nr.5, ishte i ulur në krahun e majtë të viktimës, në momentin që ai u ekzekutua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura