Vrasja e çekëve, qytetarët i shkruajnë Ramës në FB: Rikthe dënimin me vdekje

Jul 4, 2015 | 14:08
SHPËRNDAJE

Reagime pa fund në rrjetet sociale pas masakrës në Dukagjin, ku persona ende të paidentifikuar i morën jetën barbarisht dy turistëve cekë, që kishin zgjedhur edhe Shqipërinë si destinacion për pushimet e tyre.

Profili i Rames ne FB

Komente të shumta edhe në profilin në FB të Kryeministrit Rama, ku qytetarët i kërkojnë atij rikthimin e dënimit me vdekje, si ndëshkim për krime të kësaj natyre. 

Disa nga komentet

Edi fut denimin me vdekje te ktyre hajdutave qe shkojn e vrasin turistat. Na turperuan. “Ato vijne tek ne per pushime e ne i vrasim.Po humbet tradita e Shqiptarit.Dikur mikut i jepnim bukë kurse tani i grabisim dhe në fund ca plumba..”

Komentet ne profilin e Rames

PUSHKATIM atyre qe na turperuan . Kjo eshte me e rendesishme per momentin .

Denimi me vdekje kur do vihet per ata aventurjeret e qelbur e te cpifur

A ka mundesi te rikthesh denimin me vdekje per ngjarje te vecanta? SI ajo e vrasjes se efektivit te reneas dhe kjo e vrasjes se turisteve ceke . z. Kryeminister njerezit duan siguri rikthe denimin me vdekje panvarsisht se cthote europa . Vrasja e turisteve eshte nje njolle e zeze mbi ne si komb Po barazohemi me Afriken e me Lindjen e mesme . Motoja jone eshte Ta bejme Shqiperine si europa e jo ta cojme shqiperine ne europe se ne fizikisht aty jemi aty kemi qene . Shoqeria jone ka shume probleme , ne jetojme akoma me kanune e me bajrake . Riktheni denimin me vdekje ju lutem 

Hiqu fushates o Edi se zgjedhjet iken. Vendosi gjithe policin e shtetit ne rruget e Shqiperise, beje Shqiperin vend te sigurt ose mbylle Shqiperin nga turizmi.

O Edi nese brenda 1 jave nuk i zbuloni kriminelet qe vrane turistet nuk jemi shtet serioz ashtu si ti pretendon, dergoj te gjitha forcat policore dhe investiguesit ne vend re ngjarjes, kjo eshte shume e rende per ne shqiptaret e ndershem. 

Kulmi i kafsherise me ate ngjarje ne dukagjin,,,,,, PUSHKATOI o Edo .. beji shembull se ka shume PLEHRA shqiperia si puna e tyre

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura