Vrasja e bojaxhiut shqiptar, gjykata italiane jep vendimin. 75 mijë euro shkojnë për…

Jul 16, 2018 | 23:23
SHPËRNDAJE

Eshte denuar me 14 vite e dy muaj burg italianin Gianluca Mazzarelli i cili akuzohet si autori i vrasjes se shqiptarit Ervin Tola. Gjykata në Itali dha sot vendimin per 26 vjeçarin, per ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të vitit të kaluar para një lokali në Piacenza të Italisë, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

yu6ghbn

Sipas deshmise se italianit. me shqiptarin pati një sherr fillimisht dhe ai nisi ta rrihte me ndihmën e dy-tre shokëve.

Mazzarelli shtoi me tej ne rrefimin e tij duke pranuar se qëlloi shqiptarin me thikë për t’u mbrojtur, por gjykata e konsideroi si vrasje të qëllimshme.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishme prindërit dhe gruaja e shqiptarit që në kohën e vrasjes ishte shtatzëne.

Prindërit e shqiptarit kanë kërkuar 500 mijë euro kompensim, ndërsa gruaja e të ndjerit 750 mijë euro. Gjykatësi urdhëroi në fund 30 mijë euro kompensim për prindërit dhe 45 mijë euro për gruan e shqiptarit.

vrasja_ne_itali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura