Vrasja e biznesmenit, vëllai i të dyshuarit: E kanë rrahur që të pranojë krimin, por ai s’e ka bërë

Nov 28, 2015 | 9:13
SHPËRNDAJE

Vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e 82 vjecarit Novruz Likometaj, teksa në gjykatë zhvillohej senaca gjyqësore për masën e sigurisë, jashtë ambienteve të gjykatës për median ai ka pohuar se ndaj vëllait të tij policia ka ushtruar dhunë që ai ta pranojë një krim që sipas tij ai nuk e ka bërë. Po ashtu, sipas Kujtim Krasniqit, dhunë policia ka ushtruar edhe ndaj tij.

vellai i te dyshuarit
vellai i te dyshuarit

“Vëllai im nuk e ka bërë vrasjen e 82 vjecarit Likometaj. Kur është bërë vrasja, ai ishte në shtëpinë e tij me gruan e fëmijët. …E kanë rrahur vëllanë që të pranoj krimin, por ai ska si ta pranoj kur s’e ka bërë. Policia më shoqëroi edhe mua. Më kanë sharë, më kanë rrahur. Dy persona më mbanin e dy më qëllonin në zyrat e shtetit, në zyrat e policisë . Do ta ndjek cështjen deri në fund. Polica të gjejë diku tjetër vrasësin e 82 vjecarit. Po na fusin në hasmëri kot”,- ka pohuar Kujtimi, raporton korespondentja e “Panorama”.

37-vjecari Skënder Krasniqi u arrestua të dy ditë pas vrasjes së 82 vjecarit Novruz Likometaj. I moshuari u gjet i masakruar të dielën e kaluar në një kosh mbeturinash në afërsi të banesës së djemve të tij në lagjen 8 shkurti. /M.R/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura