Vrasja e biznesmenit shqiptar në Strugë, pyeten 30 persona, por…

Aug 20, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Policia dhe Prokuroria Publike ende nuk e bejne te ditur nëse ka ndonjë rezultat nga kërkimi i vrasësit të biznesmenit të Strugës, ish-të dënuarit për organizim të postitucionit Dilaver Bojku – Leku.

dilaver bojku

Nuk jepen as informacione zyrtar mbi arsyet e mundshme për vrasjen.

Edhe pse opinioni pret që të dëgjojë se deri ku është hetimi për këtë ngjarje e cila ka ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, deri më tani nuk është kumtuar asgjë më shumë se informatat e dhëna paraprakisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë.

Nga SPB Ohër sot për Alsat-M vetëm kanë bërë të ditur se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura