Vrasja e balerinës, dënohet dëshmitarja

May 4, 2014 | 7:08
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës
TIRANE – Gjykata e Tiranës dënoi me 6 muaj burg një dëshmitare okulare të ngjarjes së 5 prillit 2013 në hyrjen e një diskoteke në periferi të Tiranës, ku u vra balerina Sonila Tafa dhe u plagos një person tjetër. Sipas Prokurorisë, Hodo ishte pasagjere në automjetin prej nga u shkreh arma, që i mori jetën balerinës. E pandehura Graciana Hodo u shpall fajtore për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Vendimi në ngarkim të saj u shpall më 30 prill, në përfundim të nëntë seancave gjyqësore.

“Deklarimin fajtore të të pandehurës Graciana Hodo për kryerjen e veprës penale të ‘moskallëzimit të krimit’ dhe dënimin e saj me 6 muaj burgim”, u shpreh gjykata. Për shkak se u gjykua me kohë të shkurtuar, e pandehura përfitoi uljen e një të tretës së dënimit dhe përfundimisht u dënua me 4 muaj heqje lirie. E pandehura Hodo u gjykua në një proces të veçuar nga i bashkëpandehuri i saj, i akuzuar për vrasjen, Artur Kuliçi.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ku humbi jetën balerina Sonila Stafa, zuri fill nga një zënkë banale brenda në ambientet e diskotekës. Artur Kuliçi është konfliktuar për motive banale me disa persona të tjerë në lokal. Ai është nxjerrë jashtë nga rojat, por më pas është kthyer aty dhe ka shtënë me armë duke vrarë balerinën. ar.ba/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura