Vrasja e babait të tre fëmijëve në Konispol, hetimet zbulojnë shkakun

Feb 15, 2016 | 8:05
SHPËRNDAJE

Babai i tre fëmijëve, Pajtim Shehu, i cili u vra gjatë një grabitjeje në Shkallë të Konispolit, u ekzekutua pasi njohu grabitësin. Miku i tij, Arqile Poçi, i telefonoi 44-vjeçarit pasi dëgjoi zhurma të dyshimta në lokalin e tij.

Pajtim Shehu
Pajtim Shehu

Shehu, i cili banon vetëm 500 metra larg lokalit të shokut të tij ka zënë hajdutin në derën e lokalit duke u larguar me shumën e parave të grabitura. Grabitësi, i cili kishte marrë 10 mijë lekë nga lokali i Poçit, e qëlloi me një plumb në kokë babanë e tre fëmijëve.

Nga hetimet e para dyshohet se, Shehu ka arritur të identifikoi hajdutin dhe kjo ka bërë që ai ta qëlloi për vdekje. Grabitësi dyshohet se jetë një banor i zonës, pasi në momentin e përballjes Shehu e ka thirrur në emër hajdutin që u bë dhe vrasësi i tij.

Ndonëse deri tani nuk ka ende një të dyshuar kryesor për ngjarjen, policia ka bërë shoqërimin e mbi 40 personave. Nga ana tjetër ka dyshime se autori i vrasës së të shtunës në mëngjes mund edhe të jetë larguar drejt Greqisë, duke qenë se fshati ndodhet pranë pikës kufitare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura