Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, Gledis Nano zbulon kontrollin e Klodian Çalamanit 5 ditë përpara ngjarjes së rëndë: U verifikua pasi…

Dec 1, 2021 | 12:51
SHPËRNDAJE

Gjatë sesionit të pyetjeve në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zbuloi detaje në lidhje me raportin e autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, me Policinë e Shtetit.

Gledis Nano-Drejtori Policise

Kryepolici Nano u shpreh se autori i krimit të rëndë, Klodian Çalamani, nuk ka qenë jashtë vëmendjes së Policisë së Shtetit, por ai theksoi se pas daljes së tij nga burgu nuk ka pasur informacione për tendenca kriminale. Sipas tij Çalamani është verifikuara nga efektivë në disa data të ndryshme në vitin 2021, ku më e fundit ka qenë 5 ditë përpara krimit të rëndë që kreu.

Kryepolici, zbuloi se 39-vjeçari u ndalua në lidhje me patjen dijeni mbi krime në fushën e vjedhjes apo krimeve ndaj pronës, por që më pas rezultoi se nuk ka pasur informacion.

“Dua të përmend dhe njëherë pavarësisht se e përmenda në fazën e parë, autori i vrasjes nuk ka qenë jashtë vëmendjes së policisë pasi është verifikuar nga shërbimet policore dhe janë të dokumentuara të gjitha rastet. Ka qenë i dënuar dhe pas daljes së tij nga burgu nuk ka pasur më informacione lidhur me këtë tendencë apo figurë krimi. Të gjitha informacionet në drejtim të aktivitetit kriminal kanë qenë për vepra penale në fushën e vjedhjes.

Është verifikuar në disa data në vitin 2021 dhe është kontrolluar dhe nuk ka pasur probleme. Në gusht është kontrolluar shtetasi Klodian Çalamani dhe nuk ka pasur probleme. Në 22 shtator është kontrolluar nga punonjësi i patrullës së policisë dhe nuk ka pasur probleme. Informacioni i fundit lidhur me aktivitetin kriminal të këtij shtetasi ka qenë më datë 11 nëntor dhe përsëri ky informacion në fushën e vjedhjes apo krimeve ndaj pronës, nuk ka pasur informacion për aktivitetin e këtij personi në drejtim të krimeve të rënda apo të dhunshme”, deklaroi Nano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura