Vrasja e 53 vjeçarit shqiptar në Athinë për larje hesapesh. Djali rëndë në spital pasi u godit me plumb në kokë. Dëshmitarët thanë se …

Jan 13, 2021 | 20:46
SHPËRNDAJE

Larja e hesapeve midis anëtarëve të rrjetit shqiptar të pastrimit të parave ishte, sipas burimeve të policisë, motivi i sulmit të përgjakshëm në Sheshin Agios Sostis në Athinë.

ektelesi-neos-kosmos-1068x619

Ngjarja ndodhi të hënën pasdite rreth orës 6.30, ku mbeti i vdekur një 53 vjeçar shqiptar  Edmond Llangozi dhe u plagosën tre të tjerë, dy prej të cilëve djemtë e viktimës.

Shënjestra e sulmit të armatosur ishte burri me origjinë shqiptare dhe dy djemtë e tij, ndërsa punonjësi i një kafeneje aty pranë u plagos aksidentalisht.

Dëshmitarët okularë përshkruan se shqiptari dhe dy djemtë e tij po dilnin nga kafeneja në Sheshin Agios Sostis, ndërsa autori i krimit kishte ngritur një pritë vdekjeprurëse dhe po i priste me një makinë “Opel” me ngjyrë gri.

Sapo pa tre shqiptarët që po dilnin dhe lëviznin në rrugë, personi i armatosur hapi zjarr mbi ta, me gjithë turmën që ishte shumë afër, me plumbat që binin pa dallim në çdo drejtim. Në shesh kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ai vdiq në çast

Babai i dy të rinjve u përpoq të strehohej në kafene, por plumbat nga arma e zjarrit e vrau menjëherë dhe ai u shemb në tokë. Dy djemtë e tij u plagosën nga plumbat, njëri prej tyre rëndë në kokë, ndërsa vëllai i tij ishte i plagosur lehtë.

Policia filloi menjëherë kërkimin për “Opelin “ gri të autorit, i cili u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura