Vrasja e 13-vjeçarit, babai i vëllezërve Kodra: Djemtë e mi po bëjnë burgun për Mjacajn, u lirua se bashkëpunoi me drejtësinë

Jul 8, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Babai dy vëllezërve Kodra, që vuajnë dënimin për 13-vjeçarit në fshatin Pjollë në shtator 2013 në bashkëpunim me Sokol Mjacaj, ka thënë se djemtë e tij janë duke bërë burg për një krim që e ka bërë Mjacaj.

Babai i vellezerve Kodra

Marash Kodra ka thënë në një prononcim për mediat se dy djemtë e tij, Besnik dhe Edmond Kodra, po vuajnë një dënim për një gjë që nuk e kanë bërë, ndërkohë që Mjacaj, sipas tij u lirua pasi bashkëpunoi me drejtësinë.

 “Djemtë e mi nuk kanë qenë në vendngjarje, ishte Mjacaj ai që njihej me viktimën, pasi ishin në një shkollë. Djemtë e mi po bëjnë burgun për Sokol Mjacajn, pasi ai u lirua se bashkëpunoi me drejtësinë. 13-vjeçari kishte marrë drogë dhe s’kishte paguar lekët”, rrëfen per “News 24” Marash Kodra, babai i dy të akuzuarve për vrasjen e 13-vjeçarit.

Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg. Të tre këta persona kanë vrarë me gurë lumi 13-vjeçarin në shtator të 2010, në fshatin Pjollë, komuna Shalë, pasi s’u jepte varësen e floririt, të cilën ia kishin blerë prindërit e tij. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura