Vrasja dhe plagosjet në Elbasan, reagon zyra e BE në Tiranë: Në këtë moment vendimtar, duhet të…

Apr 21, 2021 | 19:19
SHPËRNDAJE

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë reagon pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë përfshirë edhe një oficere policie.

luigi-soreca-620x330

Në reagim kërkohet që akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, thuhet në reagimi i ambasadës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura