Vrasësit me pagesë/ Zbardhen dëshmitë në Polici të 3 të arrestuarve

Jan 20, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia në Polici e tre të arrestuarve ditën e djeshme në Manëz të Durrësit, për të cilët dyshohet fort se janë vrasës me pagesë.

vrasGazmend Dervishi, Dritan Nukolli dhe Bruno Shehu, tre të arrestuarit nga Policia kanë thënë në dëshminë e tyre se maskat dhe armët i kishin për vetëmbrojtje dhe se nuk kishin planifikuar asnjë atentat, apo të qëllonin ndokënd.

Edhe përkundër këtyre deklarimeve, Policia e Durrësit dyshon, megjithatë, se tre personat e arrestuar po tentonin që të ekzekutonin një person tjetër.

Dyshimet e Policisë janë përqendruar te konfliktet apo rivalitetet mes bandave të trafikut të drogës. Megjithatë, ende nuk ka shumë detaje publike lidhur me hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura