“Vrasësit e Azem Hajdarit u takuan me Fatos Nanon ditën e ekzekutimit”- Berisha: Banda nga Lapraka nuk u ndalua nga asnjë postbllok policie, por…

Sep 28, 2020 | 23:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se vrasësit e Azem Hajdarit janë takuar ditën e ekzekutimit me kreun e Partisë Socialiste asokohe, Fatos Nanon.

sali berisha

Berisha thotë se ata e pritën Nanon në aeroport ndërsa ai kthehej nga Lisbona dhe pas ekzekutimit banda nuk është ndaluar nga asnjë postbllok politike nga Tirana deri në Bajram Curr.

Berisha: Ne kemi patur informacion se vrasësit e Azem Hajdarit, atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon.

Fevziu: Që kthehej nga Lisbona, por kjo nuk është vërtetuar.

Berisha: Kjo nuk ishte e dhënë e kotë, por pse unë akuzova Fatos Nanon, sepse pas vrasjes ne e kemi ndjekur me degët tona, vrasësit dhe bandën terroriste, absolutisht nga Lapraka gjer në Bajram Curri asnjë postbllok policie, jo nuk e ka ndaluar, por e ka nderuar.

Fevziu: Po ishin më makinë policie?

Berisha: Ne na thanë që i kemi njoftuar të gjitha postblloqet ti ndalojë. A kishe lidhje shefi I shërbimit informative me vrasjen? Kishte informacion, se kjo është praktikë e zakonshme. A më thoni pse ia mbathi të nesërmen në Himarë, pasi rregulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, për vete zgjodhi Himarën.

Një gjë do u them shqiptarëve sot, janë përpjekur në mënyrë kriminale ta paraqesin si sherrnajë, por Hajdari, familja, rrethi i tij, nuk kanë patur kurrë deri ditën që është vrarë asnjë sherr më të vogël me bandën kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura