“Vrasësi i zonjave të vjetra”/ Kush është shqiptari i dënuar me burg përjetë që vdiq në qeli duke thithur… (Emri)

Oct 25, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Bolonjës në vitin 2013, ka humbur jetën.

carcere-padova

Eder Marila, shqiptari i dënuar, vrau një grua të moshuar dhe plagosi disa të tjera në një ngjarje të konsideruar çmenduri nga mediat italian, e ndodhur më 24 shtator 2006. Ai vdiq të enjten në mbrëmje në burgun e Padovas.

Hetuesit e burgut dhe policisë shkencore, kanë zbuluar që shqiptari ka thithur bombolën e gazit e përdorur në gatim. Nëna nuk i beson tezës së vetëvrasjes, e cila me avokatin Piero Venturi kërkoi që një ekspert privat të ishte i pranishëm në autopsinë që do të kryhet në ditët në vijim.

Eder Marila është konsideruar si “vrasësi i zonjave të vjetra” dhe kishte luftuar me një betejë të gjatë ligjore duke prodhuar tre ankesa në Gjykatën e Lartë. Të gjitha u refuzuan me konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Ngjarjet ndodhën në 2006, kur shqiptari mbolli terror në Rimini, goditi pesë gra me automjetin e tij. Një nga pesë gratë e goditura, 89 vjeçarja Ester Melucci vdiq më 14 tetor 2006 për shkak të plagëve të rënda.

Shqiptari u arrestua katër vite më vonë, ndërsa në 2017 tentoi të arratisje pasi nuk u kthye nga një leje njëditore që magjistrati i mbikëqyrjes i kishte dhënë Por arratisja e tij, megjithatë, nuk zgjati shumë; ai u kap në portin e Olbia ndërsa po përpiqej të largohej. /S.Ll

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura