“Vrasësi i Shkodrës më plagosi kushëririn pasi e akuzoi se i vodhi pijet energjike nga frigoriferi”

Oct 6, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Plagosja e 21- vjeçarit, Besar Sherbela, nga Ruzhdi Arishta, sipas familjarëve të të riut, është e dyshimtë. As vetë Sherbela, i cili është jashtë rrezikut për jetën, por as vetë familjarët e tij nuk janë të sigurt se cilat ishin arsyet që e çuan Ruzhdi Arishtën të qëllojë mbi Besar Sherbelën. Arishta jeton fare pranë familjes Sherbela dhe pak metra i ndajnë e po ashtu një gardh i vogël.

Shtëpia e të plagosurit Besar Sherbela
Shtëpia e të plagosurit Besar Sherbela

Një dyshim kryesor është për çështjen e gardhit dhe vendosjen pak metra më tutje, siç pretendonte Arishta. Kështu rrëfehet edhe një kushëri i Besar Sherbelës, i cili nuk preferon që të identifikohet. Duke biseduar me të, kushëriri i Sherbelës tregon gjithashtu se një javë përpara plagosjes, Arishta i ka thënë 21-vjeçarit se ky i fundit është futur në shtëpinë e 56-vjeçarit për t’i marrë pijet energjike në frigorifer.

Për familjen Sherbela para një jave, kjo akuzë rezultoi qesharake dhe siç tregon kushëriri i të riut, nuk është aspak e vërtetë. Gjatë gjithë javës Sherbela dhe Arishta nuk është se kanë pasur një komunikim të shpeshtë. Në një moment fare papritur, rreth orës 19:00 të së shtunës, 56-vjeçari, siç rrëfen kushëriri i Sherbelës, nga dritarja e shtëpisë e ka qëlluar me automatik.

Besar Sherbela si çdo ditë ka dalë në ballkonin e tij të shtëpisë dhe është bërë gati për të veshur këpucët dhe për t’u larguar nga shtëpia e tij. Sapo ka dalë në ballkon, Arishta e ka qëlluar duke e plagosur. 21-vjeçari ka marrë një plumb në pjesën e barkut që e ka shpuar tejpërtej.

Fillimisht u mendua se gjendja ishte kritike, por më pas me kalimin e minutave Besar Sherbela ishte jashtë rrezikut për jetën. s.n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura