Vrasësi i dy policëve fiton betejën e parë me drejtësinë, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën

Mar 23, 2018 | 20:36
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e shtetasit Dritan Rexhepi, i cili ka bërë ankim në këtë gjykatë në lidhje me vendimin kundër tij.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kërkesa ka qenë:  Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.59, datë 18.05.2015 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë; nr.00-2017-578, datë 22.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Dritan Rexhepi ka qenë i njohur në si mjeshtri i arratisjeve dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1999, Dritan Rexhepi një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare arrin të fitojë në Gjykatën Kushtetuese të drejtën për tu rigjykuar nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Rexhepi prej më shumë se 2 vitesh ndodhet i arrestuar në Ekuador me dyshimet se është i përfshirë në trafikun e kokainës, por kjo se ka penguar që nëpërmjet avokatëve të tij në Shqipëri ai të fitoj një proces gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese.

dritan rexhepi

Prej më shumë se një dekade Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është vendosur pranimi pjesërisht i padisë së tij dhe shfuqizimi i vendimit të Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë e cila më parë s’kishte pranuar rekursin e Rexhepit.

Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura