Vrapi i tregon “dajakun” Merveilit, shumë “trajnerë” në tribunë

Apr 1, 2017 | 9:53
SHPËRNDAJE

– Josa dhe Cungu, kafe pas ndeshjes. Përtej rezultatit, të dy trajnerët janë ulur në një bar kur kanë qëndruar për 20 minuta. Bashkë me ta në tavolinë, ishin edhe familjarët e trajnerit të Tiranës.

– Disa fishekzjarrë të hedhur në bulevard janë shoqëruar me një batutë prej një tifozi shkodran, i cili tha: “Iku Rama” (ndoshta ka menduar që fishekzjarrët erdhën nga çadra e ngritur prej opozitës).

tirana vllaznia

– Vrapi “ngacmon” Merveilin. Në fund të takimit, kongolezi i përshëndeti dhe me humor, mbrojtësi i Vllaznisë i tregoi shenjën e “dajakut”, duke nënkuptuar që e mposhti. Mesfushori e kaloi me një të qeshur.

– Erando Karabeci luan për të parën herë pas 2 muajsh. Dëmtimi horror në dush ka kaluar dhe ai dje luaji minutat e para, ndërsa u aktivizua në vend të Akuasë në të 64-ën.

– Josa ka këshilluar Takun në të 29-ën, ndërsa në të njëjtën minutë Egbo është parë me Merveilin. Sakaq, në të 32-ën “shpërtheu” Gvozdenoviç, i cili i bërtiti Teqjes për një moment pasiviteti.

– Mirel Josa është parë disa herë duke diskutuar me anësorin Grabova, në të parin iu ankua për golin e anuluar, ndërsa më pas për një sinjalizim të gabuar.

– Sa shumë “trajnerë” në tribunë. Edhe këtë herë nuk munguan ekspertë mes tifozëve, të cilët vazhdimisht këshillonin Cungun se çfarë duhet të bënte.

– Tifozët e Vllaznisë duartrokasin Gilman Likën. Duket se “paqja” ka ardhur, pasi ndryshe nga takimet e tjera këtë herë e kanë përshëndetur shkodranin e tyre.

– Cungu nuk përmbahet, heq xhaketën dhe hedh në pankinë. Trajneri u irritua pas një veprimi të gabuar të Çinarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura