Vranësira dhe ulje temperaturash në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për këtë javë

Sep 20, 2021 | 16:35
SHPËRNDAJE

Sot dhe nesër mbeten vlerat e larta termike gjatë orëve të para të ditës, gjithashtu gjatë orëve të mesditës do të ndiejmë zagoshi duke qenë se vlerat maksimale do të shënojë deri në 29 gradë Celsius.

Sinoptikania e MeteoAlb bën të ditur për Panorama.al se duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte do të kemi freskim dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke na rikthyer në vlerat normale të vjeshtës ku mëngjesi do të zbresë deri në 9 gradë Celsius në zonat juglindore.

Ndërsa maksimumi në territorin shqiptar parashikohet rreth vlerës 27-28 gradë Celsius. Përsa i përket kushteve atmosferike, sot edhe nesër vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në vendin tonë ku në zonat veriore dhe pjesërisht zonat qëndrore do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Ndërsa jugu i Shqipërisë do të vijojë të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. E mërkura dhe në vijim na sjellin përmirësim të dukshme të kushteve të motit duke na rikthyer kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të jenë shumë pak prezente ndërsa reshjet do të jenë të izoluara në rajonin verior dhe verilindor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura