“Vramë Zotin. Si do ta ngushëllojmë veten tani?…” Reagimi i deputetit të Vlorës për masakrën e Selenicës

Aug 11, 2018 | 17:14
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj ndalet te një mendim i filozofit i Niçes, në një reagim për masakrës e Selenicës me 8 të vrarë.

Shehaj

Në një shënim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan: Kur lexova lajmin rrënqethës të vrasjes së 8 personave për motive të dobëta më erdhi ndërmend një mendim i filozofit gjerman: “Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe jemi po ne që e kemi vrarë. Si do ta ngushëllojmë veten tani?…” F. Nietzsche.

“Po percjell shprehjen e Nietzsche jo sepse ndaj të njejtin mendim, por sepse kjo shprehje shpjegon më së miri dramën e mungeses së besimit dhe të vlerave.

Filozofi i famshëm nuk e ka fjalën që Zoti vdiq ‘fizikisht’, por nënkupton humbjen e besimit të shoqërisë te Zoti dhe te morali i tij. Vakumi i krijuar nga kjo humbje dhe mungesa e një morali të ri, do jetë një tragjedi për shoqërinë sipas tij.

Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot dhe ‘pa moral’.

Të bashkohemi në ngushëllime dhe në lutje për t’u siguruar që ajo familje e copëtuar të ndjejë dorën e shoqërisë”, përfundon reagimin e tij ligjvënësi demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura