Vrajsa e Aleks Nikës, Arvizu letër familjarëve

Feb 10, 2012 | 16:38
SHPËRNDAJE
Arvizu dhe kryeprokurorja Ina Rama

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i ka dërguar një letër ngushëllimi familjarëve të Aleks Nikës, njërit prej protestuesve që humbi jetën pas plagëve të marra në demonstratën e 21 janarit të viti të shkuar. Letra dërgohet në përvjetorin e parë të vdekjes së Aleks Nikës në një spital turk.

 

“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe për secilin prej anëtarëve të familjes suaj për humbjen e Aleksit. Ndërmjet shumë sfidave që na duhet të kapërcejmë në jetë, humbja e një personi të dashur, baba, bashkëshort, vëlla, bir është më e vështira për t’u përballuar”- shkruan ndër të tjera Arvizu në letrën e tij.

Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi, shkruan më tej në letrën e tij ambasadori amerikan, duke shtuar se “…është e domosdoshme që ata që ishin përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre. Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi. Ju lutem dijeni se SHBA do të punojnë pa u lodhur për të mbështetur kauzën e drejtësisë në Shqipëri”.

Më pas, ambasadori thekson edhe njëherë mbështetje e pakursyer që i ka dhënë Prokurorisë së Përgjithshme në hetimin e kësaj çështjeje, me qëllim zhvillimin e një hetimi të pavarur dhe gjithëpërfshirës, pa ndërhyrje politike, për të zbuluar dhe nxjerrë të vërtetën mbi ngjarjet e 21 janarit 2011.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura