“Votove Liken për President?”, ja si përgjigjet Rama: Do i dërgoj kreut të shtetit emrin e…

Nov 8, 2018 | 21:44
SHPËRNDAJE

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga “beteja” me Presidentin, Ilir Meta për emrin e ministrit të Brendshëm.

Kryeministri ka njoftuar se do të presë afatin 7 ditorë dhe do të kërkojë sërish nga kreu i shtetit të dekretojë edhe njëherë, Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm.

Rama ka thënë se do ti paraqesë sërish kandidaturën e Lleshit në mënyrë që Presidenti të krijojë bindjen e plotë për këtë kandidat.

“Do presim afatin 7 ditorë. Por do i dërgojmë sërish dekretin e Sandër Lleshit, ku do ia propozoj për Ministër të Brendshëm dhe do e shoqëroj më një letër dhe një relacion të mirë sqaruar dhe me referenca ligjore. Do i japim mundësinë Presidentit që të futet në binarët e Kushtetutës dhe që ky precedent të mos krijohet më”, ka thënë Rama.

Rama i ka dhënë përgjigje dhe kritikave për votimin e Ilir Metës si President. Ai ka thënë që Presidenti ka mbajtur qëndrim për tu lavdëruar deri në shtunën.

“Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja. Por e them që kemi votuar kandidatin për Presidenti më të mirë për rrethanat. Deri të shtunën që bëri këtë ngjarje, ka qenë president i barazpeshuar dhe për tu lavdëruar.4545454

Pjesë nga intervista:

Ju si opinionistë dhe gazetarë jeni të lirë të mos e besoni, se ju dhe ata që bëjnë punën tuaj paguheni për të mos besuar, por në 90 minuta më Presidentin, ai nuk ka hapur asnjë temë tjetër, dhe as nga ana ime nuk do të lejoja që për një çështje të tillë të diskutohej një tjetër se janë pa lidhje.

Do presim dhe 7 ditë të tjera, dhe koha që presidenti ka pretenduar që i ka munguan, do të jetë e plotë.

Ai duhet ta dekretojë sepse nuk ka një çështje themelore, thash që nëse Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë apo është në një lojë politike, dhe unë nuk ka arsye t’i besoj këtë, atëherë s’ka arsye të mosdekretohet një person që i ka të gjitha atributet, dhe ka një pastërti që as opozita nuk arriti dot të hidhte një satçme të vetme ndaj Sandër Lleshit.

Nëse nuk e dekreton?

Politika është shah nuk është dam, pra fjalën e fundit mos e thuaj të parën dhe jepi tjetrit mundësi të jetë pjesë e procesit dhe mos e dëmto procesin.

Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja…. Ne e kemi votuar Ilir Metën, e votuam në një kontekst tjetër se nuk kishim votat, siç do thonin disa, por unë nga ana ime se po votonin figurën me të përshtatshëm, dhe deri të shtunën kur bëri këtë ekstravagancë antikushtetuese, ai ka qenë një president i përmbajtur në fjalë, dhe realisht ka qenë I lavdëruar.

Presidenti ka të drejtë të ketë një opinion të ndryshëm nga ne, prsh për Teatrin.. por për këtë gjë ai s’ka pse t’i vejë vetes një njollë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura