Votohet Ligji për autonominë në Ukrainë, 100 policë të plagosur (FOTO)

Aug 31, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një person ka vdekur dhe njëqind policë që ruajnë Parlamentin e Ukrainës u plagosën, mes tyre 10 më rëndë, gjatë protestave të sotme. Teksa policia u sulmua me armë zjarri dhe bomba benzine, një shpërthim u dëgjua përpara parlamentit.

_85284907_ukraineDeputetët sapo kishin votuar më shumë kompetenca mbi Donetsk dhe Luhansk, që mbahet nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.

_85285841_img_0162_85284931_028795184-1Me ndryshihmet kushtetuese, do të mundësohet më tepër autonomi për separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

_85285838_img_0165

Protesta para parlamentit
Protesta para parlamentit

Prej 368 ligjvënësve, të pranishëm në seancën e sotme, gjithsej 265 vetë e kanë mbështetur këtë masë.

Ky legjislacion është paraqitur nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në harmoni me armëpushimin e arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë.

Në seancën e ardhshme parlamentare do të duheshin së paku 300 vota për miratimin final të amandamenteve kushtetuese.

Dhjetëra ligjvënës i kanë kundërshtuar këto ndryshime dhe për një kohë të shkurtër e kanë bllokuar hapësirën para foltores së Parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura