Votimi për Teatrin/ Kuvendi rrëzoi kërkesën, reagon PD-LSI: Hajdutë votash, si në diktaturë

Jul 9, 2018 | 20:11
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Krerët e grupeve parlamentare të partive opozitare, kanë reaguar pasi Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin.

Spaho: Si në diktaturë

“Sekretariati per Procedurat dhe Votimet mori vendimin qe pritej, mbeshteti maxhorancen qe votimi i ligjit per shembjen e Teatrit Kombetar paska qene i rregullt. Kjo ne kushtet kur prova eshte e pakontestueshme qe deputeti i maxhorances Bitri votoi ne emer te deputetit Tavo. Me mekanizmin e votes vendosen sipas interesave te tyre ne mbrojtje te aferes korruptive te Rames dhe sulmit te eger te tij ndaj trashegimise kulturore dhe historike te Tiranes. Sa here e kane ndjere te nevojshme kane perdorur mekanizmin e votes ne Sekretariat, ne Byro apo per ti hequr te drejten e fjales opozites ne seance plenare. O Gramos o Gramos vete shkruan vete vulos. Si ne diktature”.

Vasili: Epidemi hajdutërie votash në parlament

“Epidemi hajduterie votash ne parlament.

Hajdutet e votave refuzojne e pengojne rivotimin e ligjit per teatrin dhe vulosin manipulimin mu ne mes te parlamentit te votimit te ligjit per teatrin.

Vodhen teatrin, vjedhin votat edhe ne parlament,vjedhin shqiptaret perdite me koncesione.

Me nje fjale eshte epidemi hajdutesh ne syte e shqiptareve dhe ne krye te qeverise”.

Votimi për Teatrin/ Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-LSI. Ja deputetët që ndërruan kartën e Bitrit

Kuvendi ka rrezuar kerkesen e PD-LSi per anulimin e votimit te ligjin per Teatrin. Pas kerkeses se PD-LSI per anulimin e votimit per Teatrin, fill pas denoncimit se ai eshte i manipuluar pasi deputeti i opozites qe mungoi ne salle, rezultoi votues, Sekretariati i Kuvendit shqyrtoi gjithe proceduren, materialet dhe pamjet filmike qe shoqeruan votimin e vone te se enjtes. Pas verifikimit, burime nga Kuvendi, bejne me dije se votimi eshte i vlefshem.

kuvend

Pjese e grupit shqyrtues jane Ador Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj qe po shohin verifikimin e votimit.

Burime nga Kuvendi bejne me dije per “Panorama” se ne video shikohet se eshte Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti, jane ata qe kane nderruar karten e deoputetit Bitri.

***

Gramoz Ruçi është shprehur se edhe pse kërkesa e opozitës për anulimin e votimit të së entjes për ligjit e Teatrit, është dërguar dy ditë më parë, ai e ka marrë sot.

“Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtarë, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim”, u shpreh ai.

Menjëherë më pas është mbledhur Sekretariati për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI, me anëtarë Ador Shameti dhe Alket Hyseni, ndërsa Enkelejd Alibeaj do të shkojë për verifikimin e votimit.

3158573c-c7a0-45f5-86f7-f3db1f8dfcec

Seanca pa opozitën/ PD-LSI: Anuloni votimin për Teatrin

Ka nsiur mbledhja e parlamentit, ku pritet që të miratohen disa ligje të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar, ndërsa PD dhe LSI  nuk kanë pranuar të marrin pjesë në Kuvend.

Të pranishëm janë vetëm krerët e grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Ata kanë kërkuar që të kthehet ligji për shembjen e Tetarit, pasi sipas tyre rezultati i votimit të së enjtes është manipuluar, pasi ka rezultuar se një nga deputetët e opozitës ka votuar për këtë projetligj, ndërkohë që nuk ka qenë i pranishëm në sallën e kuvendit.

bb31e691-3f4f-48ea-bfac-24c5411cd413

“Kanë ndodhur disa raste, kur ka një kërkesë që lidhet me procedurën e votimit dhe është sekretariati që merret me kërkesën”, u shpreh Balla.

“Nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër, sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër dhe kamerat le ta hetojnë dhe ti shkojnë deri në fund kësaj çështje, por LSI dhe PD kanë detyrime ti thonë opinionit publik arsyen e bojkotit, në mos 75 ose 74 vota, nëse e drejta e Bitrit do t’i hiqet me të padrejtë, në atë pjesë të sallës nuk ka asnjë deputet socialist, kush fshihet pas skenarit të votimit të ditës së enjte, të gjithë e kuptojnë”-tha ai.

Fjala e plotë e Petrit Vasilit:

Çdo standard i funksionimit ka rënë. Është vijimësi i të njëjtit standard, i cili i hoqi mundësinë dy javë më parë opozitës që të vazhdonte të fliste. Në përputhje me Rregulloren, kërkesa jonë për shkak të kësaj séance që është kërkuar pikërisht nga ju që të zhvillohet ditën e hënë, është depozituar dy ditë më parë, sikurse Rregullorja e kërkon.

Pra ka qenë gjithë koha e nevojshme për të bërë gjithë investigimin e duhur për këtë çështje, pasi është fare e qartë që nuk mundet që Parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë, sigurisht duhet ta bënte. Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet.

Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet.

Fjala e plotë e Edmond Spahos:

Zoti Kryetar!

Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, një akt i paprecedentë. Por më shumë se përmbajtja e ligjit edhe vetë procesi i votimi ka pasur defekte, rezultati është manipuluar. Një prej deputetëve të opozitës nuk ka qenë prezentë në sallë, rezulton të ketë votuar pro ligjit për shembjen e teatrit. Sikurse e tha edhe kolegu Vasili nuk është hera e parë në këtë Kuvend që të ndodhin çudira të tilla. Edhe në të shkuarën ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës.

Kërkesa jonë për të anuluar votimin për ta rivotuar ligjin është bërë para dy ditësh. Duke qenë se çështja është urgjente dhe mjaft e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Nuk e besoj se ka ndonjë gjë më të rëndësishme se pretendimi që ka opozita për manipulimin e rezultatit të votimit për një ligj special, të veçantë.

Kështu që e para gjë që duhej të bënte Kuvendi mendoj që gjatë këtyre dy ditëve deri në seancën e sotme do të ishte verifikimi i pretendimeve të opozitës dhe sot të kishim një përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur.

Të ndodhur në këtë situatë, në këto kushte ne si opozitë nuk do të marrim pjesë në seancën e sotme për shkak se gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita jo vetëm po privohet për të drejtën e fjalës por për më keq, vullneti i saj po denatyrohet nëpërmjet mekanizmave të tilla të cilat falsifikojnë votimin e një ligji kaq të rëndësishëm dhe të kontestuar nga një pjesë e madhe e opinionit publik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura