Votimi për KLD, Berisha: “Një fortunë në gotë uji”

Apr 16, 2012 | 13:05
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha i cilësoi ngjarjet e javës së kaluar në Parlament, ku u votua për anëtarin e ri të KLD-së si “një fortunë në gotë uji”

“Zhvillimet në parlament unë i konsideroj nga më normalet. Për një pozicion, u paraqitën dy kandidatura, dhe unë nuk kam gjë tjetër vetëm respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Natyrisht opozita ka të drejtën e taktikimeve të veta politike. Në parlament kërkoj që të mos vihet firma në fletëvotime, se kishte frikë se mos viheshin shenja dhe bishta. Për të shmangur çdo opsesion ndaj shenjave dhe bishtave, ju referuam butonit,  me votim të fshehtë, dhe opozita taktikoi, mori vendimin e vet,  gjë e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në çdo kohë, në çdo formë”- tha kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura