Votimi për delegatët e Kongresit/ Balla flet për demokracinë brenda PS: Ja kur dalin institucionet e reja drejtuese të partisë

Nov 16, 2019 | 12:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla pas procesit të votimit në Elbasan, në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste ka bere me dije se prej ketij procesi do te dalin ne shkurt dhe mars instutucionet e reja drejtuese te partise. 

balla2

“Në të gjithë territorin e vendit po vijon procesi i zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të PS, i cili është institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të drejtpërdrejtë i anëtarëve të partisë. Prej këtij procesi, në muajt shkurt e mars do të dalin edhe institucionet e reja drejtuese të PS. Pas Kongresit do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare dhe Kryesia e re e PS”- ka thene Balla ne nje deklarate per mediat.

Sipas tij, ky proces, i votimit një anëtar, një votë i delegatëve buron nga një proces parapërgatitor që erdhi nga mbledhjet e organizatave socialiste ku u propozuan kandidatët.

Balla ka bere me dije se janë rreth 1500 kandidatë të cilët garojnë për 706 vende në të gjithë territorin, nderkohe qe votimi kryhet në 363 qendra votimi.

balla1
Në një qendër votimi, ajo e Njësisë nr.8 në Tiranë, procesi i votimit po zhvillohet, sipas teknologjisë së votimit “offline”.

“Ndërkohë që kemi një pjesë të anëtarëve të cilët po votojnë online në web-in përkatës të ngritur për këtë qëllim. Gjithashtu do të kemi votimin me postë për një pjesë të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit”- tha Balla.

balla
Sipas Balles, për këtë proces janë angazhuar më shumë se 1100 komisionerë në 60 bashki të vendit.

“Për Partinë Socialiste, ky është një process tepër i rëndësishëm që ka të bëjë, jo vetëm me forcimin e strukturës organizative të vetën, është një shenjë domethënëse e funksionimit të demokracisë vertikale, brenda PS-së, sepse janë anëtarët e PS, më shumë se 103 467 anëtarë, të thirrur për të votuar”- theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura