Votimi në Kuvend/ Tre deputetët që abstenuan për mandatin e Leskajt

Nov 27, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesën e 22 deputetëve të opozitës për konstatimin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj.

Votimi ne Kuvend
Votimi ne Kuvend

Me 40 pro, 72 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi për rrëzimin e raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mbi kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes znj. Valentina Leskaj”.

Tre deputetët që abstenuan kërkesën e opozitës ishin Anastas Angjeli nga PS, vetë Valentina Leskaj dhe Dashamir Shehi nga PD.

Votimi
Votimi

Më herët, deputetët e PD-së e kanë akuzuar Leskajn se djali i saj ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit nga tenderët publikë. Ndërsa nga ana e saj, Leskaj e ka cilësuar si sulm politik kërkesën e PD-së.

“Përfitimi i këtyre pasurive publike dhe fondeve publike është bërë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, dhe passjell mbarim të mandatit të deputetes Valentina Leskaj, për shkak se është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjin”,-thuhet në kërkesën e Grupit të PD-së.

Valentina Leskaj
Valentina Leskaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura