Votimi në Eurovision, shqiptarët nuk i dhanë asnjë pikë Serbisë. Ja sa vota i dha juria jonë këngës serbe

May 25, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Serbia ka marrë dy pikë nga Shqipëria në Eurovision, por ky nuk ka qenë vullneti i teleshikuesve shqiptarë.

Tabela e votimit te jurise shqiptare dhe teleshikuesve ne Eurovision

Në rezultatet e publikuara në faqen e Eurovision rezulton se nga shqiptarët Serbia ka marrë vota për vendin e 14-te. Kjo do të thoshte se Serbia nuk do të merrte asnjë pikë nga Shqipëria.

Por në votimin e jurisë, pesë anëtarët shqiptarë e kanë vlerësuar këngën serbe.

Nga tabela zyrtare e Eurovision rezulton se Bojken Lako e ka renditur ne vendin e 7 Serbine, Klodian Qafoku ne vendin e 5-te, Olsa Toqi ne vendin e 7-te, Arta Marku vendin e 4-t dhe Zhani Ciko ne vendin e trete 3-te.

E kombinuar edhe me votat e qytetarëve, Serbia në fund ka marrë 2 pikë nga Shqipëria.

Vote historike eshte vleresuar ajo qe Shqiperia ka dhene per Rusine.

Qytetaret shqiptare e kane vleresuar ate te treten me votat qe i kane dhene.

Ndersa sa i perket jurise Bojken Lako e ka votuar te treten, Klodian Qafoku te dyten,  Olsa Toqi te katerten dhe Zhani Ciko e Arta Marku te gjashten. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura