Votimi i Qeverisë së re dhe Ruçit si kryeparlamentar, Luan Rama tregon se ç’do bëjë LSI

Sep 4, 2017 | 13:10
SHPËRNDAJE

LSI do të shprehet me votë gjatë seancës plenare për qeverinë e re Rama dhe zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi-i-Shqiperise-foto-nga-arkiva

Pyetur se cfarë qëndirmi politik ka LSI për kabineti e ri Rama dhe emrin e tij si kryeparlamentari i ri, Luan Rama ka deklaruar prerë se partia që përfaqëson do të flasë me votën në Kuvend.

“Për projektin e shumicës për qeverinë dhe gjithçka tjetër që lidhet me përfaqësimin e saj në drejtimin e Kuvendit ne do të vendosim dhe do të shprehemi kur të vijë koha kushtetuese, apo kur të gjendemi përballë detyrimit kushtetues për të vendosur dhe votuar për ta”- tha ai.

Sipas tij, “e rëndësishme është që ne jemi të vendosur dhe kjo është ajo që i intereson qytetarëve që të jemi opozitë e fortë, realiste konstruktive pa asnjë kompromis në dëm të interesit të cdo qytetari të vendit. Por gjithnjë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar. Maxhoranca ajo është, ata emra ka nuk kam asnjë koment. Për sa i takon programit dhe emrave do të jemi në Kuvend dhe do të mbajmë qëndrimin tonë politik kushtertues dhe parlamentar”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura