“Votimi i ligjit më dëshpëroi”, Roza Anagnosti kundër shembjes së Teatrit: Partia ime ka qenë…

Jul 27, 2018 | 6:47
SHPËRNDAJE

Artistë dhe qytetarët që janë kundër shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental, kanë vijuar dhe sot qëndresën për të dërguar dhe një herë ligjin në Kuvend.

Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnosti, e cila ka thënë se i qëndron idesë se saj të parë që të teatri duhet ruajtur.

roza anagnosti

Pjesë nga deklarata e Roza Anagnostit

Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se  jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë arti im, unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se  50 vjet që interpretoj në këtë skenë.

Ditën që u bë ai ligj në kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë i majtë dhe i djathtë, unë mendoj vetëm publik.

Sa vjen më duket më i bukur në vjetërsinë e tij, kemi nevojë për një teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura